Na ndiqni edhe në

Emisionet

Puna e parë e Blendi Klosit në Kryeministri me Aleksandër Meksin!

Puna e parë e Blendi Klosit në Kryeministri me Aleksandër Meksin!

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, ka folur rreth punës së tij të parë që kishte lidhje me politikën. Si student i Inxhinierisë Elektronike, në vitin 1994 Blendi Klosi ka punuar si ekspert i teknologjisë për lidhjen e internetit të për herë të parë në Këshillin e Ministrave.

Roland Qafoku: Zoti Klosi, mesa di unë, fillimet e politikës i keni pasur me Partinë Demokratike.
Blendi Klosi: Jo, fillimet e politikës i kam pasur me Partinë Socialiste. Por kam qenë në Këshillin e Ministrave dhe kam punuar në godinën e kryeministrisë kur kryeministër ishte Aleksandër Meksi. Punën e parë e kam pasur si ekspert i Teknologjisë dhe Informacionit, sepse me profesion unë jam inxhinier elektronik. Unë isha i pari që bëra lidhjen e internetit në kryeministri.
Roland Qafoku: Kryeministri Rama e di këtë që ke punuar në kryeministri?
Blendi Klosi: Po, e di.
Roland Qafoku: Se mos ia ke mbajtur sekret.
Blendi Klosi: Jo nuk e kam fshehur asnjëherë sepse thashë që si student më kanë marrë për të bërë praktikën dhe pastaj punova gjatë një programi për vendosjen e sistemit të internetit dhe ajo ka qenë puna ime e parë.
Roland Qafoku: Jeni duke folur për kompjuterët e parë në Shqipëri?
Blendi Klosi: Nuk mund ta them këtë, por ky ka qenë projekti i parë i internetit në vitin 1994./L.F-dritare.net