Na ndiqni edhe në

Emisionet

Çfarë marrëdhënie ka Edi Rama me Erion Veliajn! Flet Blendi Klosi!

Çfarë marrëdhënie ka Edi Rama me Erion Veliajn! Flet

Blendi Klosi sekretari i përgjithshëm i PS foli në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV për marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Klosi tha se marrëdhënia mes tyre është korrekte dhe institucionale ndërsa si drejtues politik i Tiranës për zgjedhjet e 2025, Veliaj ka të gjithë mbështetjen e kryesocialistit Rama.

Blendi Klosi: Pozita e Erion veliajt është pozita e një kandidati fitues të mandatit të tretë me 60 mijë vota diferencë nga kundërshtari që ka përballë edhe në garën për Tiranën, i një kryebashkiaku shumë të suksesshëm që së bashku me Ramën dhe qeverinë e PS kanë transformuar jetën e këtij qyteti.
Marrëdhënia kryetarit të partisë me drejtuesin politik të qarkut të Tiranës, janë marrëdhënie korrekte dhe institucionale. Tirana është simbol i transformimit të Shqipërisë dhe padyshim që kjo është edhe meritë e Erion Veliajt."

Roland Qafoku: Pse tre drejtues politikë në Tiranë?

Blendi Klosi: Tre drejtues politikë për qarkun e Tiranës ka pasur PS edhe në zgjedhjet e 2021. Ka qenë Ervin Bushati, Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj që kanë drejtuar qarkun e Tiranës në zgjedhjet e shkuara. Duhet të jetë e qartë që beteja e Tiranës është më e madhja në këto zgjedhje. Në garën e fundit ne morën 18 deputetë nga 36 pra gjysmën e tyre. Tirana ka 40 mandate në zgjedhjet e ardhshme dhe janë sa dy tre qarqe të marra së bashku, ndaj duhet më shumë se një drejtues./L.F-dritare.net