
Emëroi drejtoreshën e re të Tatimeve, Rama: Ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh
Dritare.net

Rama u shpreh ndër të tjera se, ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh mbi gjithë hierarkinë, bazuar vetëm te rezultati.
“Së shpejti, kemi projektin e punësimit të 200 studentëve që do të angazhohen për të komunikuar me biznesin dhe për të ndihmuar. Që sot zyrat e punës hapin aplikimet. Në fund të ditës barra kryesore është e drejtuesve.
Kemi vendosur të ndryshojmë drejtuesin e përgjithshëm dhe Ibrahimaj, që deri dje ishte te INSTAT do të drejtojë Tatimet. Ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh mbi gjithë hierarkinë, bazuar vetëm te rezultati.
Rezultati ishte për ish-drejtorin e Tatimeve, rezultati do të jetë edhe për Ibrahimajn. Është koha për të dhënë qartësisht, jo vetëm me fjalë, mesazhin se informaliteti nuk do të tolerohet më tutje. Asnjë drejtues që nuk përmbush objektivin e rezultatit të përmuajshëm nuk është i mirëkuptuar. Edhe punonjësit që nuk përmbushin objektivin nuk janë të mirëkuptuar.",- tha Rama./K.C/dritare.net

















