Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Meta-deputetëve: Lexoni nenet dhe veproni pa humbur kohë!

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Meta-deputetëve: Lexoni
Sot votohen në Kuvend limitet e afatit ë përcaktuara nga Kushtetuta për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë ka reaguar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook.

Meta u ka bërë thirrje deputetëve të tregohen të përgjegjshëm, sepse bëhet fjalë për të ardhmen europiane, dhe të veprojnë siç e parashikon Kushtetuta.

"Të nderuar deputetë,

Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t'i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!"-shkruan Meta./E.B-dritare.net

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2601856223193968/?type=3&theater