
Elvis Naçi i siguron 50 mijë euro për shërim, 15-vjeçari nuk merr dot pasaportën
Dritare.net

15-vjeçari vuan nga një sëmundje e rëndë e cila mund të kurohet në Genova të Italisë, dhe për shërimin e tij nevojiten 50 mijë euro.
Ka qenë hoxha Elvis Naçi që ka marrë përsipër mbledhjen e shumës përmes emisionit "Shqiptarët për shqiptarët" , dhe 15-vjeçari, duket se ka një dritë të madhe shprese për tu shëruar.
Por, teksa shuma po bëhët gati, 15-vjeçarit i ka dalë një tjetër problem, marrja e pasaportës shqiptare.
Nëna e tij, Afërdita Baculi, është interesuar që të bëhet e mundur pajisja e djalit me pasaportë, por sipas “Shkodra Neës” përgjigja që ka marrë ajo është skandaloze.
Mësohet se tek aplikimi që bëhet tek zyrat e bashkisë nga kompania ALEAT i kanë thënë se ajo duhet që ta sjellë djalin e saj me ambulancë për të aplikuar në një kohë kur është totalisht e pamundur sepse rrezikon jetën. Më pas nëna e Musas ka shkuar tek policia vendore por aty i kanë dhënë një numër celulari të qendrës së kompanisë ALEAT në Tiranë në një kohë kur nënan e 15 vjeçarit e ka të pamundur sepse duhet që të qëndrojë pranë djalit të saj.
Edhe pse ligji e parashikon që në raste të tilla, punonjësit duhet të shkojnë vetë tek qytetari të marrin shenjat e gishtave dhe të bëjnë fotografitë e procedurat përkatëse, duket se nëna e djalit po sorollatet kot, dhe punonjësit nuk po zbartojnë ligjin./ I.M-Dritare.net

















