Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekskluzive/ Juli Zguro, Shefi i së ardhmes

Ekskluzive/ Juli Zguro, Shefi i së ardhmes
4

Juli Zguro është një nga Shefat e kuzhinës më të përfolur kohët e fundit.juli 2

Ai ka një eksperiencë shumëvjeçare jashtë vendit duke punuar në restorante Gourmet dhe me yje Michelin.

Ka qenë bashkëpunimi me shumë Shefa me famë botërore, të cilët kanë besuar dhe vlerësuar punën e tij.

Sot, ai është kthyer në Shqipëri dhe menutë e tij janë në restorantet më me emër, të tillë si: LifeGallery në Korçë, Opium Sushi Bar, Millennium Gourmet dhe këtë verë do të jetë Shefi i Restorantit Prive Lounge tek Folie Marine.

Pulë teriyaki me pure rrënje selinoje dhe arrë kokosi

Për 4 persona nevojiten:

  • 250 gr fileto pule
  • 1 thelbi hudhër
  • 20 gr xhinxher të frekët
  • 2 lugë gjelle vaj susami
  • 50 gr vaj ulliri
  • 130 gr salcë Soya
  • 160 gr Mirin (uthull orizi)
  • 60 gr Sake (raki orizi)
  • 60 gr sheqer i zi
  • 30 gr susam
  • 200 gr rrënjë selino
  • 50 ml qumësht kokosi
  • 30 gr gjalpë
  • Kripë
  • Piper

Si fillim, ndërtojmë salcën. Hedhim vajin e susamit në tigan, skuqim hudhrën kokërr dhe xhinxherin. I shuajmë me sake, pastaj shtojmë salcën e sojës, mirinin dhe sheqerin. I japim një valë derisa salca të lidhet dhe të bëhet kremoze. (heqim hudhrën)

Pulën e marinojmë me pak kripë dhe piper, e presim në fela të holla vertikale dhe i vendosim në grill.

Për purenë duhet të ziejmë rrënjën e selinos derisa të zbutet. Më pas heqim ujin dhe shtojmë qumështin e kokosit, kripën, piperin dhe gjalpin. I trazojmë derisa të lidhen dhe të krijohet kremi pure.

Në fund, vendosim purenë në pjatë, pulën sipër dhe i hedhim salcën duke i shtuar susamin për shije dhe dekor.

Ju bëftë mirë!

Ekskluzivisht për dritare.net Shef Juli ndan këtë recetë sot.

Ja disa nga pjatat më të bukura të Shef Gourmet.

[cycloneslider id="pjata-ushqimi"]