

Pjata që ka përgatitur këtë javë është fileto levreku, të cilën do ta mësoni më poshtë se si gatuhet.
Bashkë me këtë recetë, po ju tregojmë edhe disa pjata të tjera të bukura dhe shijshme që gatuan Shef Juli, Shefi i së ardhmes.
Për 4 persona nevojiten:
- Fileto Levreku 250 gr
- Quinoa 100 gr
- Gjethe mente 5 copë
- Kastravec 30 gr
- Mollë jeshile 30 gr
- Patate e ëmbël 50 gr
- Lime ½ kokërr
- Fruta të thata (bajame, arra, stika pishe) 50 gr
- Vaj ulliri 30 gr
- Gjalpë 30 gr
- Uthull orizi 1 lugë gjelle
- Kripë / piper
- Zhumrice
Në fillim ziejmë quinoa-n me lëng pule dhe pak kripë, të cilën e lëmë mënjanë që të ftohet. Më pas shtojmë pak lëkurë lime, mollë jeshile të prerë në kubikë, kastravec të prerë në kubikë, uthull orizi, gjethe mente, vaj ulliri, kripë, piper dhe i trazojmë të gjitha për t’i lidhur.
Më pas ziejmë pataten e ëmbël dhe e hedhim në mikser ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper dhe gjalpë.
Fileton e peshkut e marinojmë me vaj ulliri, kripë, piper dhe zhumrice. E vendosim në një letër jo ngjitëse kuzhine dhe fusim në furrë për 10 minuta në 180 gradë.
Në qendër të pjatës vendosim sallatën e quinoa-s, sipër vëmë fileton e peshkut dhe anash servirim purenë e patates së ëmbël./dritare.net/
[cycloneslider id="juli-fileto-levreku"]

















