Na ndiqni edhe në

Editorial

Berisha mes KAS-it dhe Borrellit!

Berisha mes KAS-it dhe Borrellit!

Në rubrikën “Komenti i ditës” në Dritare TV, gazetari Dritan Hila komentoi zhvillimet politike të ditës së sotme, që nga vendimi i KAS-it për të njohur PD-në e Enkelejd Alibeajt, deri tek ardhja e komisionerve të Evropës, Borrell dhe Varhelyi.


“Sot ka pasur zhvillime intensive politike si në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë me vizitën e dy komisionarëve të Bashkimit Evropian, Borrell dhe Varhelyi dhe vendimin e KAS-it, PD-ja e Alibeajt regjistrohet në zgjedhje. Berisha del i humbur nga kjo sepse në pikëpamjen ndërkombëtare Berishën nuk e takoi asnjë nga përfaqësuesit e BE-së edhe pse ai pretendon që është përfaqësues i opozitës në Shqipëri dhe ndërkohë KAS-i njohu si PD zyrtare fraksionin e kryesuar nga Alibeaj. Kjo ishte një shenjë dobësie e demokratëve, pasi treguan që punët e tyre i zgjidhin nëpërmjet gjyqeve, ankimeve nëpërmjet komisionerëve dhe jo nëpërmjet vullnetit politik ashtu siç duhet të jetë një parti politike. Kjo është e mirë për demokratët e Alibeajt dhe të Bashës, pra regjistrimi me siglën e PD-së dhe jep shpresa për një fitore mbi 10 për qind, referuar totalit të votuesve. Ndërkohë partia e Berishës është në koalicion me Partinë e Lirisë, partinë e Nard Ndokës dhe partia e Vangjel Dules. Ka një problem se deri vonë fraksioni Berisha ishte paraqitur si fraksion sovranist, por u bë një koalicion me Vangjel Dulen që në radhët e tij ka figura problematike. Megjithatë jeta ka treguar që Berisha nuk ka rezultate sa i përket marrëveshjeve apo aleancave që bën. Aktualisht kemi dhe krahun qeveritar, ku komisionerët e BE-së kanë shfaqur shqetësimin e tyre sa i përket ligjit për njohjen e parave jashtë sistemit të qarkullimit zyrtar dhe pasaportat e arta. Kjo kërkon një diskutim të gjerë sepse shumë shqiptarë i kanë paratë e tyre jashtë sistemit bankar dhe kjo duke nisur që nga fakti më banal që një pjesë e mirë e shqiptarëve duke qenë pa letra nuk i kanë të deklaruara paratë. Nuk flitet për para të pakta sepse ka shqiptarë që kanë punuar pa letra nga 10 deri në 20 vjet. Flitet dhe për paratë e shqiptarëve që i kanë bërë në rrugë të ndryshme duke filluar që nga aktivitetet dhe shmangiet, evazion fiskal, deri te ata që i kanë bërë me trafik lëndësh narkotike apo trafik qeniesh njerëzore. Komisionerët evropianë kanë problemin kryesor të parave që dalin nga sistemi i tyre i qarkullimit. Mund të themi që shumë shqiptarë që qarkullojnë paratë e zeza kanë blerë shumë lokale nëpër botë për vetë faktin se bota bën një sy qorr sa i përket këtyre parave dhe neve na kërkohet që të bëhemi me katolikë sesa Papa. Vende që njihen si parajsa fiskale si San Marino, Liechtenstein, Andorra, Qipro që po merr nam të madh së fundmi që po qarkullojnë paratë e rusëve dhe të Amerikës Latine. Shqipëria ka një problem sepse duke qenë një vend që ndoqi udhëzimet e evropianëve pra shkatërroi fabrika, uzina, bujqësi, çfarë gjetën përpara tani është një moment që i duhen para sepse kalon në një krizë dhe në një kolaps ekonomik të tmerrshëm dhe të paparashikueshëm. Kështu që Rama është midis dy zjarresh, në njërën anë është BE-ja me ëndrrën për integrimin në Evropë, por problem është që derisa të arrijmë atë ditë, që të mos arrijmë të vdekur, na duhen para. Ndërsa sa i përket pasaportave të arta kjo ka lidhje me njerëz problematikë në fusha që prekin më tepër kriminalitetin që kërkojnë pasaporta në mënyrë që ‘nëse investon kaq’ merr pasaportën shqiptare. Këtu, Rama gjendet në presion sepse presioni më i madh është që të na heqë ne të drejtën e qarkullimit në Evropë. Ky është një problem më i thjeshtë se ai i qarkullimit të parave sepse ka një shqetësim të drejtë sa i përket ligjit për legalizimin e parave. I pari është që kriminaliteti mund të bjerë sasi të mëdha parash, p.sh pastrimi i dy miliardë eurove nuk është asgjë për qytetin e Londrës, dihet që Londra është një lavatriçe sa i përket pastrimit të parave. Kontrolli demokratik këtu ka kohë që është bërë i dyshimtë duke marrë parasysh dhe fuqinë e oligarkëve shqiptarë, të cilët qarkullojnë në sektorë të rëndësishëm të jetës tonë. Gjithashtu është sektori evropian sepse kanë frikë që një pjesë e këtyre investitorëve shqiptarë mund të vijnë në Shqipëri. Rama në fushën e politikës së jashtme trajtoi dhe çështjen se kur do anëtarësohemi. Ai tha që nuk ka një datë dhe është e vërtetë pavarësisht që lufta në Ukrainë i thotë që duhet të unifikohet por ka disa rryma duke filluar që nga filorusët e hapur, filobusët, e fshehtë, filoamerikanët. Dhe ata që janë filorusë nuk kanë ndonjë ngut për të pranuar anëtarë të rinj. Gjithashtu ka një presion amerikan që kërkon një unifikim, ekuivalencë territorial midis NATO-s dhe BE-së. Dhe problem teknik i reformave te ne sepse unë i shikoj Shqipërinë, Serbinë, Malin e zi, Maqedoninë më mirë nga ana ligjore dhe funksionale e shtetit sesa Bullgaria apo Rumania në momentin që u pranuan. Dhe BE-ja ka problemin e reformimit të tij sepse nuk mund të dalin shtete si Letonia, Lituania, Estonia me nga 1 milion banorë të vendosin veton për politika të ndryshme, pra duhet një reformim i tij me dhomën e senatorëve ata që bëjnë ligjin në shtete të fuqishme si Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe pastaj jemi ne shtetet e vogla që përfitojmë më tepër sesa japim. Sa i përket politikës së brendshme të Ramës duhet thënë se prezenca e dy partive në fushatën zgjedhore, i rrit shanset e tij për fitore se vota do ndahet. Dhe në vende ku ajo ndahet për pak natyrisht që do fitojë ajo që është më e bashkuar që është PS-ja."/K.C/dritare.net