
Edi Rama për Lidhjen e Prizrenit: Amaneti i saj ishte Pavarësia
Dritare.net

Në ceremoninë e përurimit të shtatoreve ishin prezentë figurat më të larta të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Rama ka theksuar rëndësinë dhe punën e intelektualëve të cilët u përpoqën dhe ia dolën mban për krijimin e shtetit shqiptar, pavarësisht pengesave nga armiqtë në rrjedhat historike.
“Nëpër rrugët e qytetit sot kishte një atmosferë të jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj mbledhje është tu presim hovin armiqve dhe të mbrojmë trojet që na kanë lënë stërgjyshërit tanë. Lidhja Shqiptare është simboli i bashkimit të trojeve. I biri i Avdyl Frashërit, Mid’Hati pati shkruar diku se pavarësia e Kosovës do amanetin dhe përmbushjen e misionit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pse Kosova përjetëson një mohim të papranueshëm, atë të ndalimit të lëvizjes së lirë”, tha Rama.
Kryeministri Rama ndër të tjera ka shtuar se është absurde që Kosovës nuk i janë hequr vizat nga BE.
“Është e pamundur të mendohet se pse Kosovës i mohohet një ndalim siç është lëvizja e lirë dhe pa viza në BE. Në mënyrë paradoksale gjendet në një rrethim absurd. Abdyl Frashëri na kishte paralajmëruar se janë të shumtë smirëzinjtë vetëm ndaj faktit që ne ekzistojmë”- është shprehur kryeministri Rama./A.C/dritare.net

















