Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edhe shkollat private, nesër pushim

Edhe shkollat private, nesër pushim
Ministria e Arsimit ka lajmëruar ditën e sotme, se e hëna do të jetë pushim për të gjitha shkollat në qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, që janë prekur nga tërmetet e ditës së fundit.

Urdhërit të Ministrisë së Arsimit, i janë bashkuar edhe shkollat private në kryeqytet.

Në orët e vona, të së dielës, ato kanë lajmeruar prindërit që nesër do të jetë pushim. Ndërsa kanë siguruar që shkollat private nuk kanë pasur dëme, ato i kanë kërkuar prindërve të fëmijëve të regjistruar në shkollat 9 vjeçare private, të mos i sjellin fëmijët në shkolla, pasi nesër do të jetë pushim./ I.M-Dritare.net