Një gangster ka postuar një video Online duke i rruar kokën të dashurës si ndëshkim për tradhtinë e saj. Ngjarja ka ndodhur në Brazili, ku në video shfaqen disa persona që qeshin, ndërsa vajza pranon në heshtje fatin e saj. Pasi e qethin komplet me makinë, i dashuri kërkon që t’i hiqen dhe vetullar. Në fund i dashuri i saj nxjerr telefonin dhe i telefon djalit me të cilin ajo e tradhtoi. Mediat lokale shkruajnë se ky është ndëshkimi i zakonshëm nga kartelet e drogës në Brazil, të cilët denigrojnë publikisht çdo kënd që thyen rregullat e tyre./panorama