
E kishte blerë biçikletën dy ditë më parë/ Përplaset për vdekje 16-vjeçari në Domje
E Enjte 19 Shtator 2019, 10:10
Dritare.net

Mësohet se një makinë që po udhëtonte me shpejtësi të lartë, ka përplasur një fëmijë 16-vjeç duke e lënë të vdekur.
Fëmija ka qenë duke bërë xhiro me një biçikletë, të cilën e kishte blerë dy ditë më parë, por për fat të keq gjeti vdekjen mbi të.
“Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”,– njofton policia./ I.M-Dritare.net

















