Ditën e sotme, policia italiane ka arrestuar në Giulianello tre pjesëtarë të një familjeje shqiptare, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Janë vënë në pranga N.A 41 vjeç, bashkëshortja M.A 37 vjeç si edhe djali D.A 19 vjeç. Si pasojë e lëvizjeve të dyshimta në banesën e shqiptarëve, policia italiane ka kryer kontroll dhe ka gjetur 50 gram kokainë e ndarë në disa doza, peshore, si edhe 350 euro cash. Sipas disa medieve italiane, familja shqiptare e kishte kthyer shtëpinë në bazë të shpërndarjes së kokainës në të gjithë zonën e Lazios. Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim në Romë, në pritje të gjykimit./K.Ç/Dritare.net