
Dvorani del nga Prokuroria: Dëshmova faktet dhe rrethanat siç kanë ndodhur
E Mërkurë 11 Dhjetor 2019, 13:01
Dritare.net

Dvorani, në një prononcim për mediet ka thënë se, ka dëshmuar faktet dhe rrethanat ashtu siç kanë ndodhur.
Më tej, kreu i KED ka thënë se Prokuroria do të bëjë hetimet e veta, në institucion, jo në media.
“Smund të flas me detaje, e vlerësoj që hetimi nuk zhvillohet as në tv as në media, aty kam bërë parashtrimet e hollësishme të detajuara të faktit si ka ndodhur dhe shpjegimin pse ka ndodhur.
Për videot, unë mendoj që institucionet funksionarët kushetues e publikë, nuk i shtrojnë cështjet e s’është e mira t’i shtrojnë me produkte artisitike, me filma seriale, me metrazh të shkurtër e të gjatë.
Institucionet duhet ti shtrojnë në ruggë institucionale unë nuk merrem me këtë punë”./E.B-dritare.net

















