Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Durrësi ende me probleme/Rama: Në Tiranë të gjithë janë sistemuar me qira

Durrësi ende me probleme/Rama: Në Tiranë të gjithë
Kryeministri Edi Rama, sot vizitoi disa nga familjet në Tiranë, të cilët janë sistemuar në shtëpitë me qira, pasi banesat e tyre janë shpallur të pabanueshme, si pasojë e tërmetit që tundi vendin, të martën e 26 nëntorit. Kreu i qeverisë, shoqërohej nga kryebashkiaku Veliaj. Rama, tha se në Tiranë, të gjitha familjet janë sistemuar, ndërsa në Durrës, ka ende probleme, pasi nuk ka banesa të lira.

"Tani ne të gjithë i kemi sistemuar në Tiranë, të gjithë janë sistemuar me qira. Ka mbaruar edhe një marrëveshje për Krujën e Fushë-Krujën për t’i çuar me qira në një zonë këtu afër Tiranës. Me Durrësin kemi probleme, sepse nuk ka apartamente të lira. Kështu që do të shikojmë për transport për në Tiranë. Banorët e prekur një vit do të qëndrojnë me qira, pastaj ata që do të strehohen do të dërgohen nëpër shtëpi, mirëpo për një vit së paku do të mbetet kështu", u shpreh Rama./L.F-dritare.net