Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Durrës/ Ekzekutoi gruan, dalin detaje të reja të ngjarjes

Durrës/ Ekzekutoi gruan, dalin detaje të reja të ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku Çlirim Shaholli ka vrarë gruan e tij, Adriana. Pak pas ngjarjes dalin edhe detajet e para të saj. Mësohet se 42- vjeçari e ka pranuar krimin dhe ka thënë, se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas një debati e ka shtyrë dhe viktima ka rënën me kokë në dysheme. Dyshohet se shkak i grindjeve të tyre të shpeshta kanë qenë kushtet e vështira ekonomike, ndërkohë që ata kishin edhe 6 fëmijë dhe e vetmja që punonte në shtëpi ishte Adriana/V.D/Dritare.net/