Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Droga në Vlorë/ Lihet i lirë inspektori, 8 të tjerë mbeten në burg

Droga në Vlorë/ Lihet i lirë inspektori, 8 të tjerë
Gjykata e Vorës ka dhënë masën e sigurisë për 9 personat e arrestuar në fshatin Drithas, ku disa ditë më parë u sekuestrua një sasi prej më shumë se 15 ton droge.

Gjykata ka vendosur ‘detyrim paraqitje’ për inspektorin e policisë Avdyl Sinanaj, ndërsa për 8 personat e tjerë është përcaktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’.

Të arrestuarit janë inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t) 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Balil Gjata 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas, Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë , Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë./ dritare.net