Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drejtoresha e Doganave nuk u bindet urdhrave të Ramës

Drejtoresha e Doganave nuk u bindet urdhrave të Ramës
Dita e hënë (25 korrik) u shpall ditë pushimi nga kryeministri Edi Rama për reformën në drejtësi. Sot Rama ka edhe një motiv më shumë për të festuar pasi ka ditëlindjen e të birit, Zahos, që mbush dy vjeç.

Por duket se një institucion i rëndësishëm siç është Drejtoria e Doganave nuk e ka marrë parasysh këtë vendim qeverie. Drejtoresha, Pranvera Fagu me një urdhër të brendshëm, shpërndarë të premten për administratën e doganës ka urdhëruar të dalin të gjithë në punë pasi është fund muaji dhe duhet të realizojnë objektivat.

“Në kuadër të realizimit të objektivave për muajin korrik, dita e hënë 25 korrik është ditë e zakonshme pune”, shkruhet në urdhërin e shpërndarë me email.

Sakaq vendimin e qeverisë nuk e zbaton as Kuvendi i Shqipërisë. Meta ka thirrur sot seancën plenare dhe për pasojë jo vetëm deputetët por gjithë administrata e Kuvendit është në punë. Në fakt qëllimi i Metës, (i cili vetë nuk është prezent në seancë), ishte të mbyllë sa më shpejt sezonin parlamentar dhe nisjen e pushimeve verore për parlamentarët.  /Opinion.al