
Donald Trump ka një këshillë për Meghan Markle
Dritare.net

Intervistën e Meghan Markles e ka komentuar edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ai tha se, Meghan i merr shumë personalisht ato çfarë shkruajnë tabloidet.
“Unë mendoj se duhet të jesh pak më ndryshe se kaq, por ajo i merr shumë personalisht dhe unë e kuptoj. Por nuk e njoh atë.”,- tha Trump, shkruan dritare.net
Nuk e dimë sa në konsideratë do ta marrë Meghan këtë këshillë të Trump, për të mos i marrë personale ato që shkruajnë mediet, pasi dyshja nuk ka një raport fort të mirë me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, këto komente të Trump, mund t’i kenë habitur disa dëgjues, duke pasur parasysh sesa kritik është ndaj medieve presidenti. Ai shpeshherë i shan në Twitter ato, duke i cilësuar medie e lajmeve të rreme, armiq të popullit etj./K.C/dritare.net

















