
Dashi
Do i keni mendimet shumë të turbullta gjatë kësaj dite dhe do keni frikë të guxoni të hidhni hapa. Nëse keni një lidhje vërtet do ju mungojë pasioni dhe emocionet e forta, por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia me partnerin do jetë problematike. Kujdes vetëm mos bëni kritika që mund ta lëndojnë thellë atë që keni në krah. Ju beqarët do ndiheni akoma më mirë pranë dikujt që keni pak kohë që e keni njohur dhe do filloni të mendoni për t’i çuar gjërat ma tej. Në punë do dini ta menaxhoni situatën në favorin tuaj dhe kjo gjë do ju kënaqë akoma më shumë. Edhe financat do jetë të mira.
Demi
Do jeni paksa rebelë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni me çdo kush të arrini atë që do mendoni. Nëse keni një lidhje bëni kujdes mos lëndoni partnerin duke menduar vetëm për veten. Reflektoni sa më shumë dhe mendoni atë që është më ë mira për të dyja palët nëse nuk doni probleme as më vonë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do acarohen shumë sepse dikush do ua rrëmbejë nga duart personin që kishit kohë që po e studionit. Në punë vërtet mund të nxitoheni dhe t’i bëni gjërat me inat, por ama keni për të arritur rezultate shumë më të larta nga sa keni menduar. Financat do jene ende delikate.
Binjakët
Merrini gjërat me optimizëm gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që gjithçka do ju ecë mirë. Po menduat keq sigurisht që asgjë të mirë nuk do keni. Nëse jeni në një lidhje bëni diçka të veçantë dhe luftoheni sa të mundeni monotoninë. Sido që të jetë marrëdhënia juaj me partnerin, diçka ndryshe nga e zakonshme do ju shtojë entuziazmin. Ju beqarët do jeni më të paguximshëm dhe nuk do arrini dot t’ia shprehni ndjenjat dikujt. Në punë do lodheni goxha, por duhet gjithmonë të mendoni se kjo lodhje do sjellë përfitimet më të mëdha nesër. Vetëm kështu gjërat do ecin me lehtësisht. Për financat nuk do ketë asnjë ndryshim.
Gaforrja
Lëreni veten të lirë sot dhe bëni gjithmonë atë që do ju thitë zemra juaj. Nëse keni një lidhje paraditja ka për të qenë paksa delikate, por pas mesditës gjithçka do sqarohet dhe juve do ju rikthehet buzëqeshja. Përfarojeni partnerin tuaj dhe bëjini edhe dhurata nëse e ndieni. Ju beqarët do i dilni për zot vetes dhe do jeni gati për të provuar edhe eksperienca kalimtare. E rëndësishme është që nuk do ju rëndojë vetmia dhe monotonia. Në punë vështirësitë nuk do mungojë, megjithatë mos e lëshoni veten. Mos mendoni se ka ndonjë që i shkojnë gjërat vaj. Paratë do jenë të mjaftueshme sa për të kryer shpenzimet e nevojshme
Luani
Gjatë ditës së sotme yjet do sjellin divergjenca të mëdha. Do jeni shumë egoistë dhe nuk do pranoni asnjë gabim. Ju të dashuruarit do i harroni përkëdheljet dhe shprehjen e ndjenjave dhe kjo do bëjë që marrëdhënia me partnerin të ftohet ndjeshëm. Nëse vazhdoni të silleni kështu ka rrezik që lidhjes tuaj t’i vijë fundi. Ju beqarët do kujdeseni më shumë për pamjen e jashtme ne mënyrë që nesër të keni më shumë mundësi për ndryshim të statusit. Në punë nuk do ju bindeni urdhrave të shefave dhe nuk do pranoni as të bashkëpunoni me kolegët. Buxheti do pësojë goxha tronditje,
Virgjëresha
Sot do ju gjeni përgjigje të gjitha pyetjeve që keni në mendje dhe do ndiheni më të qetë pas mesdite. Ju të dashuruarit nuk duhet ta shihni më lidhjen tuaj si burg, por duhet të shihni anët pozitive. Duke u treguar mosbesues dhe të largët vetëm sa do e përkeqësoni marrëdhënien tuaj. Ju beqarët do keni një ditë shumë monotone dhe pa asgjë të veçantë. Në punë do bëni edhe më shumë përpjekje gjatë kësaj dite dhe më në fund do arrini t’i vini gjërat në vijë. Edhe marrëdhënia me kolegët do përmirësohet. Në planin financiar mos bëni asnjë hap pa u këshilluar me të afërmit.
Peshorja
Në shumë momente nuk do reflektoni mirë sot dhe nuk do dini as si të veproni. Nëse keni një lidhje mbajeni sa më afër atë që dashuroni, shprehjani ndjenjat dhe mbusheni me ledhatime. Duke ndier entuziazëm dhe hare ai as nuk do shohë dikë tjetër. Ju beqarët nuk duhet të reagoni menjëherë ndaj flirtimeve, por duhet të luani pak lojën. Në këtë mënyrë personat do bëjnë edhe më shumë përpjekje për t’iu pasur pranë. Sipas Dritare.net, në punë do jeni paska të shpërqendruar dhe rrëmujë në mëngjes, por gjithçka do ndryshojë pas disa kritikave të miqve. Në planin financiar do keni shumë fat.
Akrepi
Dielli do ju bëjë të jeni me humor më të mirë gjatë kësaj dite. Do i vlerësoni edhe më shumë të tjerët dhe do preferoni të jeni gjithë kohës të rrethuar nga miqtë. Nëse keni një lidhje do jeni pafundësisht shprehës sot dhe plot ide për ta bërë marrëdhënien edhe më interesante. Transparenca dhe prakticiteti do jenë virtyte shumë të pëlqyera. Ju beqarët nuk duhet të prisni të jetë tjetri ai që do i hedhë hapat i pari, por duhet të tentoni vetë. Në punë do ju pëlqejnë sfidat dhe pavarësisht lodhjes nuk do ndaleni asnjë moment. Edhe gjendja e financave do jetë goxha e mirë.
Shigjetari
Mërkuri dhe Neptuni do ndikojnë negativisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’ua bëjnë atë edhe më të vështirë. Ju të dashuruarit do bëni gabime të vazhdueshme dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Kokëfortësia dhe krenaria e tepruar do jenë defektet më të mëdha. Ju beqarët do vërtiteni gjithë kohës rreth dikujt, por ende nuk do jeni të bindur për të hedhur hapa. Ai nga ana e tij nuk do bëjë asnjë lëvizje. Në punë nuk do jeni shumë të përgjegjshëm dhe në disa momente mund t’iu dalin edhe goxha të papritura. Financat nuk do ndryshojnë aspak nga një ditë më parë.
Bricjapi
Sot do ju rikthehet buzëqeshja dhe dëshira për të jetuar. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni fare mirë se partneri ka më shume nevojë për alegri e përkëdhelje dhe do mundoheni ta ndryshoni sjelljen. Pasdite ai mund t’iu bëjë edhe disa propozime, të cilat mirë është t’i pranoni. Ju beqarët nuk duhet të jeni më shumë striktë, përkundrazi duhet të tregoheni më të hapur ndaj njohjeve të reja. Në punë do keni më shumë mundësi për të treguar vlerat që keni dhe do ecni goxha përpara. Bëni vetëm pak kujdes nga zilia e të tjerëve. Në planin financiar do keni reflekset e duhura dhe do i mbani larg problemet.
Ujori
Gjatë ditës së sotme do jeni shpesh me nerva dhe nuk do logjikoni para se të veproni. Ju të dashuruarit do e acaroni partnerin tuaj me tekat dhe komplekset që do keni. Në një moment atij mund t’i vijë edhe në majë të hundës e të kërkojë t’iu largojë. Nëse jeni ende vetëm, Plutoni do ju bllokojë dhe nuk do mundeni dot as të flirtoni me disa persona. Nuk është kjo dita juaj më me fat. Në punë do ju ngarkojnë akoma më tepër me një detyrë të re për të cilën nuk jeni shumë kompetentë. Kërkoni ndihmë nga kolegët sepse përndryshe nuk do ja dilni dot. Të ardhurat do fillojnë të dobësohen sepse do shpenzoni nga mërzitja.
Peshqit
Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, Dielli do ju ndihmojë të rregulloni gjithçka. Nëse keni një lidhje do i kuptoni gabimet e bëra dhe do jeni më të gatshëm të bashkëpunoni me partnerin për të mirën e të dyja palëve. Në mbrëmje dilni diku dhe provoni diçka ndryshe. Ju beqarët më mirë mos tentoni të bëni asgjë më shumë sesa disa flirtime sepse sot nuk është koha e përshtatshme. Në punë duhet të merrni ‘’armët’’ në krah dhe të filloni luftën për të arritur fitoren e madhe. Mos nënvlerësoni asnjë armik. Për financat do keni aleat Juoiterin dhe situata di jetë më e normalizuar. /dritare.net

















