Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detajet nga dasma mbretërore, të ftuar politikanë e princër

Detajet nga dasma mbretërore, të ftuar politikanë e princër
Pak orë nga martesa mbretërore e Lartë Madhërisë Princ Leka II i Shqiptarëve dhe të fejuarës, aktores Elia Zahahria,ja detaje nga ceremonia dhe listën e të ftuarëve, një pjesë e madhe nga familjet mbretërore anë e kënd botës.

78 vjet më parë, Tirana u kthye në një vend takimi për familjet e larta mbretërore të Evropës, përfaqësuesit e të cilave kishin ardhur për të marrë pjesë në dasmën e Mbretit Zog me Trëndafilin e Bardhë të Budapestit, Konteshën Geraldine Appony. Do të organizohej atëherë, mes traditës shqiptare dhe modës së lartë perëndimore, një event aq glamour sa Shqipëria nuk e kishte parë dhe nuk e pa më që atëherë.

CEREMONIA

Sot, më 8 tetor, siç është shpallur që në mars nga Familja Mbretërore, është dita kur një dasmë tjetër do të organizohet në Tiranë, me synimin për të risjellë në Tiranë glamourin e dasmave royale dhe për të shpalosur me elegancë para të ftuarëve të rëndësishëm të familjeve fisnike dhe të pranishmëve, bukurinë e traditës dhe mikpritjes shqiptare.

Lartësia e Tij Princi Leka II, nipi i Mbretit Zog dhe e fejuara e tij, Elia Zaharia do ta organizojnë dasmën e tyre në mjediset e Rezidencës ku jetojnë aktualisht dhe në Pallatin e Brigadave, Pallatin e dikurshëm Mbretëror. Celebrimi do të zhvillohet në orën 11.00 në mjediset e Pallatit të Brigadave, në praninë e rreth 800 të ftuarëve, Lartësive të tyre, përfaqësues të familjeve të njohura rojale të Evropës, Iranit dhe Marokut, krerëve të shtetit shqiptar dhe krerëve të klerit në Shqipëri të cilët do të përshëndesin këtë martesë, pas celebrimit civil.

Çifti do të shkojë bashkë drejt tavolinës ku do të zhvillohet akti zyrtar i celebrimit. Duke qenë që ceremonia nuk është fetare, shoqërimi i Elias nga i ati, nuk ka një kuptim të veçantë. Gjithashtu, Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë kanë hyrë të dy në sallën ku u zhvillua celebrimi dhe kanë shkuar të dy bashkë para zyrtarit që lexoi formulën e martesës, për këto dy arsye, edhe Princ Leka II dhe Elia Zaharia do të ecin të dy drejt tavolinës para së cilës do jetë kryetari i Bashkisë.

PRITJA DHE DARKA

Më pas, gjithë të ftuarit do të zhvendosen për në mjediset e Rezidencës pranë Galerisë së Arteve ku do të mbahet një koktej që do të zgjasë rreth dy orë. Në qendër të vëmendjes së organizatorëve të këtij eventi dhe dëshirë parësore e Familjes Mbretërore dhe çiftit, është promovimi i traditës, artit, kulturës, veshjeve, kulinarisë, pijeve, muzikës dhe valleve shqiptare të cilat do të shoqërojnë etapat e kësaj dasme.

Pas një pushimi disaorësh, pas koktejit, dasma do të vazhdojë me darkën që do të mbahet në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.

DEKORIMI

Siç kemi mësuar, darka do të shtrohet në një mjedis të thjeshtë dhe elegant, ku do të mbizotërojnë ngjyrat e lehta, si dhe fildishi dhe e florinjta. Në tavolina, të cilat do të mbajnë emrin e trojeve të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë kufijëve aktualë të Shqipërisë, do të ketë kompozime lulesh natyrale të ulëta dhe të larta.

I gjithë mjedisi do të jetë i dekoruar me lule natyrale, nën një koncept mbretëror dhe fisnik ku do të mbizotërojnë orkidea, trëndafili i bardhë dhe lulet simbolike mbretërore. E megjithatë vula kombëtare nuk do të humbasë në asnjë çast. Ajo do të mbizotërojë në atmosferë dhe do të shfaqet edhe në detaje të vogla si te veshja kombëtare e fëmijës që do të mbajë unazat gjatë celebrimit, apo te gotat e shampanjës dhe pecetat mbi pjatë që do të kenë logon e shqiponjës.

Në koktej dhe në darkë do të shërbehen pije shqiptare dhe gatime tradicionale të përgatitura nga Mrizi i Zanave. Darka do të mbyllet me çastin e tortës dhe kërcimin e çiftit. Shumë media ndërkombëtare janë akredituar për të ndjekur këtë event, ashtu si edhe mediat shqiptare, disa prej të cilave do e mbulojnë live dasmën më të rëndësishme në Shqipëri, që nga viti 1938, shkruan Class.

MEDIAT

Mediat më me zë të Europës, si Hola TV nga Spanja apo M6 nga Franca janë vetëm disa nga televizionet që po përcjellin ndërkombëtarisht përgatitjet e dasmës, dhjetëra gazetarë të tjerë të huaj pritet ta mbulojnë ceremoninë martesore. Ka edhe revista si ajo suedeze me emrin “Svensk Damtidning” e cila i ka kushtuar një reportazh dasmës mbretërore te Zogut dhe Geraldines, vite me vone e njëjta revistë ka shfaqur të njëjtën interes për dasmen e princit Leka dhe Elias.

FUSTANET

Unazat e çiftit mbretëror janë porositur në Belgjikë, ndërsa fustanet sigurisht që do jenë disa. Vetë nusja, Elia pohoi pak kohë më parë për News24 se fustanet janë dizenjuar nga stiliste shqiptare. Nuk përjashtohen as elementët tradicionalë në veshjen e çiftit. Unazat janë porositur në Belgjikë, ndërsa gjithë kleri shqiptarë do ta bekojë këtë dasmë me një lutje.

LISTA E TË FTUARVE

Përveç familjeve mbretërore, në dasmën e Princit Leka me Elia Zaharian do të jenë edhe krerët e shtetit shqiptar. I pari që ka konfirmuar praninë është Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërkohë që Kryeministri Rama dhe Presidenti Nishani ende nuk kanë dhënë një përgjigje nëse do të jenë ose jo pjesë e kësaj ceremonie. Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj do të jetë në dasmë, madje me një rol të rëndësishëm, pasi do të celebrojë çiftin. Po kështu të pranishëm do të jenë përfaqësues të kleri shqiptar, të cilët do të bekojnë çiftin e ri.

Austri

Duka Georg dhe Dukesha Eilika

Belgjikë

Princeshë Lea Bourbon-Dy Siccili Duka dhe Dukesha e Castro

Egjipt

Princ Ali Gjeorgji Princi Davit Bagrationi

Gjermani

Princi Georg Friedrich i Prusisë

Greqi

Princeshë Irena Princ Michael dhe Princes Marina

Iran

Lart madhëria Farah Pahlavi

Itali

Princesha Maria Pia dhe Princesh Maria Gabriella e Savojës

Lihtenshtejn

Prince Philipp dhe Princesh Isabelle

Luksemburg

Princ Guillaume dhe Princesh Sibilla

Mal i Zi

Princ Nikola II Petrovi?-Njegoš

Marok

Princesh Lalla Meryem

Portugali

Duka dhe Dukesha e Braganza

Rumani

Princesh Margareta dhe Princ Radu

Rusi

Dukesha Maria dhe Duka George

Serbia

Princ Alexander dhe Princesh Katherine

Spanjë

Madhëria e saj Mbretëresha Sofi

Thurn dhe Taxis

Princesh Gloria

Princesh Elisabeta

Mbretëri e Bashkuar

Princ dhe Princesha Michael e Kent

Familjet e tjera fisnike të ftuara:

Princ Michel i Yugoslavia

Princesh Maria Theresa nga Bourbon-Parma

Austri

Joseph Karl Habsburg dhe Dukesha Margarete

Dukesha Johanna Sophie e Austrisë.