Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detajet/ Emri dhe foto, kush është ish-mësuesi që u plagos në Vlorë

Detajet/ Emri dhe foto, kush është ish-mësuesi që u plagos
Kanë dalë detajet e ngjarjes së mbrëmjes së sotme në qytetin e Vlorës, ku është plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar.

Mësohet se Eljus Thartori është 36-vjeçari që ka mbetur i plagosur.

Policia e Vlorës njofton se një 36-vjeçar dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai rezulton si person i njohur për Policinë e Shtetit pasi më parë ishte dënuar për vrasje.

36-vjeçari, një ish-mësues i edukimit fizik në shkollën 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë.

Ai u hoq nga puna si mësues dy vite më parë, pasi emisioni investigativ, “Fiks Fare”, publikoi video ku ish-mësuesi inkurajonte nxënësit të ofendonin drejtoreshën dhe luante me ta bixhoz gjatë orës së mësimit.

36-vjeçari jetonte jashtë vendit, ndërsa ishte kthyer pak kohë më parë në Vlorë./ I.M-Dritare.net