
Makina aksidenton për vdekje dy gra në Durrës
E Shtunë 12 Janar 2019, 20:08
Dritare.net

Burime për dritare.net bëjnë me dije se dy gratë kanë zbritur nga urbani, dhe duke kaluar rrugën, i ka aksidentuar makina e cila ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Nga dritare.net mësohet se gratë kanë qenë nga një familje. Marrëdhënia e tyre ishte vjehrrë e nuse, njëra 60 vjeç dhe tjera 40 vjeç, me mbiemër Cufa.
Dëshmitarë për dritare.net tregojnë se makina i ka cuar disa metra larg viktimat, duke bërë që trupi i tyre të pësojë dëmtime të mëdha.
Zona ku ka ndodhur ngjarja është një nga zonat ku shënohen raste të shpeshta aksidentesh./E.B-dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=7l2Uwh0tV4Q&feature=youtu.be

















