Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dëshmia e zjarrfikësit: Unë e vrava vëllanë, vrava dhe veten

Dëshmia e zjarrfikësit: Unë e vrava vëllanë, vrava dhe
Afrim Kallari, 43­ vjeçari i arrestuar për vrasjen e të vëllait, ka pranuar autorësinë e krimit. Burimet thanë se në gjendje të rënduar psikologjike, ai ka deklaruar se ka qenë i mërzitur shumë me të dhe e ka qëlluar. “Unë e bëra. I rashë. Vrava atë, vrava edhe veten. Isha i mërzitur”, ka deklaruar Kallari para hetuesve, gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Autori i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij, Afrim Kallari, punonte prej disa vitesh si zjarrfikës në Repartin e Kombinatit në Tiranë. Ai është baba i dy fëmijëve dhe jetonte në të njëjtën shtëpi me vëllain e tij.

Në të njëjtën shtëpi ku jetonin edhe prindërit, nusja e vëllait dhe fëmijët e tij. Familja Kallari jetonte në kushte mjaft të vështira ekonomike, në një shtëpi përdhese në fshatin Qerekë, në territorin e Krujës, rreth 1 kilometër larg vendit ku ndodhi vrasja, ku kufizohet me Valiasin e Tiranës. Menjëherë pasi ka qëlluar për vdekje vëllain e tij 36­ vjeçar, i ka hipur makinës tip “Audi” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të shtëpisë. Por shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë arritur në kohë, duke bërë arrestimin e tij, rreth 500 metra larg vendngjarjes. Në ndenjësen e pasme të makinës është gjetur edhe çiftja, me të cilën ai kreu krimin. Burimet thanë se 43 ­vjeçari nuk ka bërë rezistencë në momentin e ndalimit, duke e pranuar menjëherë që kishte vrarë vëllain.