
Dasma Kastrati, lulebore dhe fishekzjarre
E Shtunë 23 Shtator 2017, 17:05
Dritare.net

Para se darka të niste, në një korridor të bardhë mes barit të gjelbër, hyri mes duartrokitjeve Adela e bukur, që mbrëmë u bë zonja Kastrati dhe pasi Erion Veliaj, i shpalli burrë e grua, nisi festa e fishekzjarreve.
Gjithҫka në këtë ceremoni ishte krijuar enkas për të shijuar më të bukurën e të bukurës, në dekor, kulinari dhe kulturë, informon Dritare.net.
Dasma Kastrati nuk mund të krahasohet me asnjë dasmë apo ceremoni shqiptare, të ngjashme. Ajo qe thjesht e pakonkurrueshme. Fotot e dritare.net nuk e sjellin dot magjinë e saj, përveҫse përcjellin atmosferën. Do të duhej që familja te nxirrte fotot profesionale për të kuptuar ҫfarë vërtet ishte kjo dasmë e pazakontë luleboresh e fishekzjarrësh. / dritare.net

















