Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Cristiano Ronaldo shënon golin e 700 të karrierës së tij

Cristiano Ronaldo shënon golin e 700 të karrierës së tij
Cristiano Ronaldo arriti një pikë referimi të karrierës të hënën, duke shënuar golin e 700-të të karrierës së tij, në kualifikimin e Portugalisë në Euro 2020 në Ukrainë, informon dritare.net.

700 golat e tij deri më tani kanë ardhur nga 973 ndeshje, dhe ai ka shënuar të paktën një herë në 458 prej tyre.

Goli i tij në humbjen 2-1 ndaj Ukrainës ishte edhe i 95-ti për Portugalinë, duke lënë vetëm iranianin Ali Daei para në grafikët ndërkombëtarë me 109 gola, informon dritare.net.

Fitorja për Ukrainën, ndërkohë, do të thotë se ata janë kualifikuar në Euro 2020./E.B-dritare.net