Çfarë rregullash të çmendura ndjekin shkollat, në Korenë e Jugut!
Dritare.net
Ishte diçka surreale dhe përfundimisht meriton vlerësimin maksimal nga ne. Periudha e shkollës ishte e mahnitshme edhe për shkak të bëmave tona, lojërat dhe argëtimin, përpos studimit.
Por fatkeqësisht, fëmijët në Korenë e Jugut nuk e kanë mundësinë të bëjnë gjëra të çmendura siç bënim dhe bëjmë ne, në shkollë, pasi ata kanë rregulla të rrepta dhe strikte.
Dritare.net ka sjellë për ju rregullat më të çmendura të shkollave në Korenë e Jugut, që ne në Shqipëri as nuk ia kemi idenë, e jo më t’i provojmë.
- Rregulli i çuditshëm Loo.
Nuk është një rregull i keq, jo. Për t’u mësuar fëmijëve pastërtinë, shkollat në Korenë e Jugut, i bëjnë fëmijët të pastrojnë lokalet, ose bizneset e ndryshme. Fëmijët marrin me vete në shkollë edhe letra higjienike.
- Leksione shtesë
Të jesh student në Korenë e Jugut, është një nga gjërat më të vështira në planet. Nxënësve u kërkohet të studiojnë më shumë se 12 orë, për ditën e shtunë edhe ditët e tjera të javës.
- Mësimi fillon në orën 07:30, pushimi i drekës në orën 13:00 dhe përfundon në orën 17:00. Në orën 19:00, një orë kohë i kushtohet vetëstudimit në shkollë. Rraskapitëse, apo jo?
- Fjetja në klasë, në shkollat e Koresë së Jugut, nuk është e ndaluar. Studentët lejohen të flenë në leksione. Rregulli ka shumë kuptim, me gjithë këtë orar që ata kanë, informon dritare.net
- Nuk ka matura si ne, janë shumë të rralla.
- Dënimet në shkollat koreano-jugore janë të shumta, pasi ata i kushtojnë shumë vëmendje disiplinës. Në dënim përfshihet edhe ‘paraburgimi’, ose edhe më keq. Nxënësve do t’ju duhet të qëndrojnë në shkollë pas mbarimit të mësimit dhe të shkruajnë 1000 herë, informon dritare.net
- Verë, dimër, pushimet këtu janë të reduktuara.
- Nxënësit në shkollat e Koresë së Jugut, nuk hyjnë me këpucë në klasë ose në dhomat e ngrënies. Shihet si mungesë respekti ndaj institucionit, nëse hyn me këpucë.
- Pjesa dominuese e nxënësve të shkollave të mesme, në Korenë e Jugut duhet të veshin një uniformë të quajtur 'gyobok'. Edhe për këtë pjesë janë shumë të rreptë.
- Rregulli më i rëndësishëm në shkollat e Koresë së Jugut është të ndiqen rregullat. Por ju nuk mund t’i merrni seriozisht të gjitha rregullat e mësipërm. Fundja nuk po studioni në shkollat e Koresë, apo jo? /Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net