Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë është depresioni i qeshur dhe ç'të bëni nëse dikush vuan nga ai!

Çfarë është depresioni i qeshur dhe ç'të
Nëse kërkoni me hashtagun #faceofdepression në mediat sociale, do të shihni qindra fotografi njerëzish të lumtur dhe të qeshur, të cilët në të vërtetë vuajnë nga depresioni. Ndonjëherë këto foto postohen nga vetë njerëzit, por më shpesh, ato ndahen nga të afërmit dhe miqtë e tyre, të cilët dëshirojnë të ndihmojnë të dashurit e tyre dhe t'i tregojnë botës për këtë problem. Fatkeqësisht, disa nga këto foto janë postuar shumë vonë dhe disa njerëz që buzëqeshin aty, kanë kohë që janë larguar nga kjo botë.

Dritare.net do t’ju tregojë sot se çfarë është depresioni i qeshur, ta njihni atë dhe nëse dikush që doni vuan prej tij, ta ndihmoni që ta përballojë.

Personi që ka depresionin e qeshur shfaqet i lumtur në sytë e të tjerëve, por thellë brenda vetes vuan. Ndonjëherë ata që vuajnë nuk e kuptojnë se kanë probleme, kështu që nuk kërkojnë ndihmë ose mbështetje. Dalin me familjen, duken të suksesshëm, goxha të lumtur dhe kurrë nuk do ta kuptoni se çfarë fshihet pas kësaj fasade të lumtur.

Ky lloj depresioni ka lidhje edhe me mendimet rreth vetëvrasjes. Këta njerëz mund të duket se janë energjikë dhe entuziastë në sipërfaqe, por pas dyerve të mbyllura ata mund të ndihen të pavlerë dhe të dëshpëruar. Pasi vokalisti i Linkin Park, Chester Bennington, u vetëvra, gruaja e tij Talinda ndau një foto të tij vetëm disa ditë para vetëvrasjes. Chester ishte duke buzëqeshur dhe duke u argëtuar me familjen, askush nuk e dinte se çfarë mendimesh po kalonin nëpër kokën e tij në atë moment.

Edhe pse depresioni i qeshur fshihet pas një maskë lumturie, ka mënyra për ta kuptuar nëse vuani ju apo njerëzit rreth jush.

Ato janë:

Ulet interesi për të bërë gjërat që donit dikur, ndryshime në peshë dhe oreks, lodhje dhe humbje e përqendrimit, pagjumësi. Mendime për situata negative pa pushim, lumturi e detyruar dhe e panatyrshme.

Ja si mund ta ndihmoni dikë që vuan nga depresioni i buzëqeshur!

Me delikatesë tregojini atij ose asaj që ka një problem, ndihmojeni që ta pranojë.

Bëhuni dëgjues i mirë, dhe kuptoni atë çka mundohet të thotë personi tjetër.

Ndihmojini këta persona të rrisin  vetëvlerësimin!

Kushtojini më shumë vëmendje njerëzve që doni!

Ndihmojini ata të veprojnë normalisht. Përpiquni ta inkurajoni personin që vuan nga depresioni i buzëqeshur që të bëjë të gjitha gjërat që do të bënte një person "i shëndetshëm".

Sugjerojini të bëjnë ndonjë terapi apo trajtim mjekësor!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net