Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çështja e Tahirit, flet deputeti i LSI: Sado të fshihesh, lë diku gjurmë dhe Prokuroria do t'i zbulojë

Çështja e Tahirit, flet deputeti i LSI: Sado të fshihesh,
Deputeti i LSI, Nasip Naço, në një intervistë për emisionin “7 pa 5”, në Vizion Plus, ka folur për çështjen Tahiri. Si anëtar i Këshillit të Rregulloreve, Mandateve dhe Imunitetit, Naço ka treguar detyrën e këtij institucioni,

“Unë jam anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ligjërisht më kërkohet  nëse ka një kërkesë nga prokuroria, ka një të tillë me një relacion shoqëruar me të dhëna prova. Provat nuk i gjykojmë sepse nuk mund të jem trup gjykues, prokuror gjyqtar në pozicionin që jam. Ka kërkesë ka relacion, ka disa të dhëna tjera, ka një akuzë ndaj Tahiri. Kaq kërkon ligji për ne. Për ti hapur rrugë në çdo rast kësaj kërkese dhe këtij autorizimi. Për të sqaruar pak më tej. Ka një raport të Komisionit ë Venecias, një arbitër i gjithë pranuar nga ne me nivelin më të lartë të ekspertizës. Ai është ylli polar që na orienton nuk besoj që ne kemi bindje sa ta manipulojmë politikisht”, tha Naço.

Ai sqaroi më tej se akuzat ndaj Tahirit nuk janë politike, pasi opozita nuk është në gjendje ta rrëzojë qeverinë. Ai tha se mazhoranca ka më shumë se 74 mandate dhe me ikjen e Tahirit, vjen zëvendësimi i tij, por jo largimi i qeverisë. Ai u shpreh besimplotë për daljen e të vërtetës në shesh.

“Kemi parë nga praktika shqiptare, por edhe ajo botërore që sado t’i fshihesh, lë diku gjurmë, lë diku elementë që një prokuror profesionist, bashkë me partnerët e tjerë, arrin të gjejë elementë, arrin të gjejë prova dhe të dhëna. Mund të jetë një magazinë kjo çështje, një magazinë pa inventar, por një prokuror profesionist, i qetë, me logjikë të ftohtë, me logjikë profesionisti besoj se do t’i qepi të gjitha këto”, tha Naço./L.P./Dritare.net