Çaj i malit/ Sekret i jetëgjatësisë dhe jetës së shëndetshme
Dritare.net
Origjina e çajit të malit është Mesdheu Lindor, ai konsiderohet si specie endemike e Ballkanit. Shqipëria, Kosova, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia e kanë përdorur çajin e malit prej shumë kohësh. Në kohët e lashta, grekët e përdornin për kurimin e plagëve të shkaktuara gjatë betejave. Çaj i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra. Gjenden mbi 319 lloje të çajit të malit.
Pjesët që përdoren:
Kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.
Dobitë mjekësore të çajit të malit
– Rrit sistemin imunitar dhe lufton infeksionet.
– Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kancerore.
– Lufton alergjitë dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të astmës.
– Largon aciditetin e stomakut dhe parandalon ulçërat.
– Zbut fytin, largon gëlbazën, qetëson dhimbjet e fytit dhe kollën.
– Lufton viruset, kërpudhat dhe mikrobet.
– Lufton radikalet e lira dhe plakjen e qelizave.
– Ndihmon tretjen dhe largon diarrenë.
– Ndihmon në luftimin e simtomave të sklerozës, një sëmundje neurosfilitese prek mbi 30 milionë të moshuar në mbarë botën. Prandaj, mos hezitoni ta konsumoni sa më shumë çajin tonë, çajin që ka shoqëruar shumë breza të paraardhësve tanë.
– Çaj i malit qetëson sistemin nervor dhe lufton stresin.
– Ndihmon në parandalimin e osteoporozës.
– Ndihmon gratë shtatzëna në largimin e të vjellave dhe përzierjes.
Mënyra më e mirë e përgatitjes së çajit të malit
Shtoni 1 lugë (rreth 1.5 gram) nga çaj i malit (i copëtuar ose i bluar) në një enë me ujë të sapovaluar dhe lëreni mbuluar të kullojë për rreth 10 min, më pas mund ta pini të ëmbëltuar me pak mjaltë.