
Zelanda e Re do të ndalojë cigaret elektronike. Gjoba 60 mijë dollarë, kush shet Vape!
Dritare.net

Zelanda e Re ka marrë vendimin për të ndaluar cigaret elektronike, dhe se do të rrisë gjobat për ata që u shesin produkte të tilla të miturve. Masa vjen më pak se një muaj pasi qeveria shfuqizoi një ligj unik të miratuar nga qeveria e mëparshme që të rinjtë të hiqnin dorë nga pirja e duhanit.
Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re, Casey Costello deklaroi sot se cigaret elektronike mbeten një pajisje kyçe për ndërprerjen e duhanit dhe rregulloret e reja do të ndihmojnë në parandalimin e të miturve që të marrin këtë zakon. Ndërsa këto cigare kanë kontribuar në një rënie të ndjeshme të normave të pirjes së duhanit, rritja e shpejtë blerjes së VAPE, ka qenë një shqetësim i vërtetë për prindërit, mësuesit dhe mjekët. Sipas ligjeve të reja, shitësit me pakicë që u shesin cigare elektronike fëmijëve nën moshën 18-vjeç do të përballen me gjoba deri në 60,000 dollarë deri në 100,000 dollarë, ndërsa individët do të gjobiten me 1000 dollarë.
Rregulla këto të cilat do të parandalojnë shitjen e cigareve elektronike me imazhe që mund të tërheqin të rinjtë./M.K-dritare.net

















