Trump u ofron ushqim falas njerëzve në restorant dhe ikën pa paguar
E Premte 16 Qershor 2023, 21:09
Dritare.net

Pasi përfundoi gjykimin këtë javë në Miami, ish-president i SHBA-së Donald Trump shkoi në një restorant të qytetit. Pasi një turmë mbështetësish u futën në restorant, Trump tha: “Ushqim për të gjithë!” dhe u largua menjëherë.
Megjithatë, ishte një premtim që ish-presidenti amerikan nuk e mbajti, sipas Miami New Times, pavarësisht se mbështetësit i uruan atij ditëlindjen.
“Mesa duket ata nuk morën gjë. As edhe një kafe me vete.” raportoi gazeta.
Shoqëruesit e Trump shkuan në restorantin, në të cilin ai qëndroi për rreth 10 minuta, pasi u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat që kishin të bënin me keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara./K.C/dritare.net