Na ndiqni edhe në

Bota

Shkrimtari i njohur sllovak që qëlloi kryeministrin Robert Fico!

Shkrimtari i njohur sllovak që qëlloi kryeministrin Robert Fico!
Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Cintula sipas mediave sllovake, është njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.

Sipas informacioneve, Cintula ka bërtitur në drejtim të Fitso-s teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr ndaj tij.

Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij./K.C/dritare.net