Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sllovaki, pasi është qëlluar me armë kryeministri Robert Fico. BBC bën me dije se kryeministri 59 vjeçar ka mbetur i lënduar pasi u qëllua me armë në qytetin Handlova, ndërsa është dërguar menjëherë në spital.
Ndërkohë autoritet kanë kapur autorin e dyshuar. Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist./M.K-dritare.net
View this post on Instagram