
Video/ Momenti kur qëllohet me armë kryeministri sllovak Robert Fico!
Dritare.net
Të shtënat me armë u dëgjuan mesditën e sotme përpara një takimi të qeverisë sllovake në qytetin qendror sllovak të Hadlovës, rreth 180 kilometra jashtë Bratislavës, njoftoi agjencia e lajmeve TASR.
Sipas mediave sllovake, objektivi ishte kryeministri i vendit, Robert Fico, i cili u plagos teksa përshëndetej me mbështetësit jashtë “Shtëpisë së Kulturës” dhe u dërgua në spital.
59-vjeçari Ficho dyshohet se është plagosur në bark, siç raporton Reuters, ndërsa sulmuesi është arrestuar menjëherë pas të shtënave, në afërsi të sheshit Hadlova.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim mjekësor për gjendjen shëndetësore të kryeministrit sllovak.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme sllovake konfirmon se atentati është kryer ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico. Zëdhënësi nuk jep detaje për gjendjen e kryeministrit./K.C/dritare.net

















