Kush është kryeministri Robert Fico, që u plagos sot me armë!
E Mërkurë 15 Maj 2024, 15:03
Dritare.net
Robert Fico është në postin e kryeministrit të Sllovakisë, që pas zgjedhjeve të shtatorit të vitit të shkuar. Zoti Fico ka shkaktuar një shqetësim në Evropë për qëndrimin e tij pro-rus. Më herët ai është shprehur se armatosja e Ukrainës, nuk do të sjellë asgjë tjetër përveç vrasjeve. Ai u zotua se do t’i jepte fund ndihmave perëndimore për Ukrainën, që kalonin përmes Sllovakisë.
Zoti Fico është një i majtë populist, i cili fitoi zgjedhjet pasi përfitoi nga revolta e njerëzve të vendit të tij, për kostot e jetesës. Ai u kthye në detyrë pesë vjet pasi u detyrua të largohej pas zemërimit të gjerë, për vrasjen e një gazetari. /L.F-dritare.net