Vjen reagimi i parë zyrtar. Si është gjendja e kryeministrit sllovak, pas atentatit!
E Mërkurë 15 Maj 2024, 16:04
Dritare.net
Kryeministri sllovak Robert Fico është në rrezik për jetën pasi u qëllua me armë ditën e sotme.
Pak minuta më parë është hedhur një përditësim për gjendjen e kryeministrit sllovak në Facebook-un e tij. Në reagim thuhet: Ndaj Robert Ficos u bë atentat sot. Ai është qëlluar disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të nevojës së një procedure akute. Orët e ardhshme do të vendosin.", thuhet në reagim./K.C/dritare.net