Na ndiqni edhe në

Bota

Infermieri në pension rikthehet në punë dhe vdes nga Covid-19/ Kolegët: Iku si hero!

Infermieri në pension rikthehet në punë dhe vdes nga Covid-19/

Pandemia e koronavirusit riktheu në punë shumë mjekë dhe infermierë të dalë në pension. Por disa prej tyre nuk ia dolën t’i mbijetojnë virusit të rëndë.

Si infermieri, Alfonso Durante nga Kampanja e Italisë. Ai u rikthye në punë për të ndihmuar ish-kolegët, por u infektua me virusi dhe vdiq në moshën 75-vjeçare.

“Lajmi që trondit të gjithë 118, Alfonso iku! Covid e mori me vete. Ai po shijonte pensionin e tij, por britma e njerëzve në vështirësi gjatë pandemisë e nxiti të vishte edhe një herë uniformën e urgjencës, këtë zgjedhje e pagoi shtrenjtë! Heroi i vërtetë i kësaj pandemie. Apeli ynë: "A je mjek apo infermier në pension? A je subjekt në rrezik ..... qëndro në shtëpi! Ne të rinjtë do të punojmë për ju!”-shkruan Shoqata e mjekëve dhe infermierëve të rinj “Duart larg Hipokratit”, në Facebook./K.C/dritare.net