
Fundet me pika s’dalin kurrë nga moda, këtë na e vërtetoi edhe një herë Kate Middleton
E Shtunë 3 Korrik 2021, 16:04
Dritare.net
Dukesha e Kembrixhit zgjodhi të vishet me blu për kthimin e saj në Wimbledon pasi turi iu anulua vjet për shkak të pandemisë. Kate Middleton kishte veshur një fund blu me pika të bardha, me pala nga stilistja Alessandra Rich, shoqëruar me një xhaketë blu të errët dhe taka të bardha.
Kate e plotësoi pamjen me disa varëse në qafë, vathët me perla nga Simone Rocha, një çantë të bardhë Mulberry "Amberley" dhe një palë syze dielli.
Po ashtu Kate mbajti edhe maskë me lule blu.
Kate shpesh merr pjesë në ture tenisi. Për herë të fundit i ndoqi lojërat në vitin 2019, në një rast ishte bashkë me Meghan Markle./K.C/dritare.net

















