
Foto/ Parisi i mbushur me mbeturina, shkak greva e punonjësve të pastrimit!
Dritare.net
Grumbullime gjigante me qese mbeturinash vërshojnë nga kazanët pranë katedrales Notre-Dame në zemër të Parisit, demonstruesit e dhunshëm në Bordeaux i vunë zjarrin dyerve madhështore të bashkisë dhe në qytetet kryesore kanë shpërthyer protesta me gaz lotsjellës mes policisë dhe protestusve që djegin gjithçka.
Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë anembanë Francës të enjten me protestat që u kthyen në të dhunshme në disa zona ndërsa demonstruesit shprehën tërbimin e tyre ndaj reformave të propozuara të pensioneve.
Përleshjet mes grupeve të protestuesve dhe policisë shpërthyen pasi punëtorët organizuan një grevë kombëtare gjatë të enjtes, me shpërthime në Paris dhe kryeqytetet rajonale.
Policia franceze tha se rreth 1,000 njerëz protestuan "me dhunë", duke vënë zjarre, duke lëshuar bomba tymuese dhe duke dëmtuar pronën. Në qytetin jugperëndimor të Bordo, protestuesit i vunë zjarrin hyrjes së bashkisë gjatë përleshjeve të vazhdueshme me policinë.
Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj turmave në veriperëndim të Lorientit, ndërsa video nga Rennes tregon autoritetet duke përdorur uji për të shpërndarë protestuesit.
E enjtja ishte dita e nëntë e grevës në vend dhe e para e veprimit të koordinuar që kur qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron shtyu një projekt-ligj për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 në parlament pa votim javën e kaluar./CNN/M.T/dritare.net

















