Na ndiqni edhe në

Bota

Avioni ushtarak rrëzohet gjatë stërvitjes, vritet një vajzë 5-vjeçare në Torino

Avioni ushtarak rrëzohet gjatë stërvitjes, vritet një

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Torino. Një avion ushtarak i cili po stërvitej, u rrëzua pak çaste pasi u ngrit në ajër dhe ra në vendin ku po kalonte me makinë një familje. Nga ky aksident fatal humbi jetën një 5-vjeçare, ndërsa familjarët e tjerë janë në spital ku po trajtohen pasi kanë djegie të shkallëve të ndryshme në trup. Në spital është shtruar edhe piloti i avionit, i cili shpëtoi veten duke aktivizuar pajisjen e nxjerrjes nga kabina një çast përpara përplasjes. Askush nuk është në gjendje të rëndë.

Avioni ushtarak rrëzohet gjatë stërvitjes, vritet një

Një hipotezë e parë që është hedhur është se një tufë zogjsh janë bërë shkaktarë të aksidentit fatal. Pas përplasjes me zogjtë, piloti i avionit i thotë qendrës se kishte probleme me motorin dhe duhet të shkëputej. Siç shihet në video, avioni fillimisht vazhdon në vijë të drejtë, pastaj befas lëviz në mënyrë të çrregullt dhe humbet lartësinë. Bëhet fjalë për fraksione të sekondës. Pak para se avioni të përplaset në tokë, majori lëshon parashutën dhe shpëton. Më pas avioni Pony 4 përplaset në tokë dhe një shtëllungë e madhe tymi mbulon zonën. Fatkeqësisht avioni kishte rënë në zonën ku po kalonte familja, e cila ishte rrugës për t’u kthyer në shtëpi./K.C/dritare.net Avioni ushtarak rrëzohet gjatë stërvitjes, vritet një