Pas gjyqit gjashtë-javor, vendimit të gjykatës që i dha të drejtë Johnny Depp-it si dhe një dëmshpërblim prej më shumë se 10 milionë dollarësh, Heard ka sfiduar sërish.
Aktorja ka depozituar një ankesë, ku rendit 16 arsye për apel, katër muaj pasi Gjykata i dha të drejtë ish-burrit të saj.
Sipas dokumenteve, arsyet për apelimin e vendimit përfshijnë gjithçka, nga mungesa e provave të qarta dhe bindëse deri te fakti që Gjykata rrëzoi kërkesën e Jurisë për dëmshpërblim pasi përcaktoi se të dy, Heard dhe Depp kishin shpifur për njeri-tjetrin./Canadatoday/M.K/dritare.net