
Boris Johnson fiton zgjedhjet, çfarë do të ndodhë tani me Brexit!
Dritare.net

Kreu i Partisë Konservatore, Boris Johnson mori një fitore gjithëpërfshirëse, duke i dhënë atij një mandat të qartë për ta bërë Brexit tashmë një fakt të kryer.
Ishte një humbje e madhe për partinë opozitare Labour dhe drejtuesi i saj, Jeremy Corby deklaroi dorëheqjen sot.
Por çfarë ndodh më tej?
Konservatorët thanë se do të ketë një riorganizim të vogël të kabinetit në Downing Street të hënën, dhe se projektmarrëveshja për tërheqjen e Brexit të Boris Johnson do të nxirrej para deputetëve për t’u votuar të premten.
Me shumicën e tij të re, ka të ngjarë që projektligji tani do të kalojë, duke i hapur rrugën daljes së Britanisë nga BE-ja më 31 janar, shkruan dritare.net.
Pas kësaj, Johnson do të punojë për të rinegociuar një marrëveshje të re me BE-në gjatë një periudhe tranzicioni, me tregtinë dhe migracionin që do të jenë mes çështjeve kryesore në tryezë.
Kryeministri ka thënë më parë se Mbretëria e Bashkuar do të dilte plotësisht nga BE-ja deri më dhjetor të vitit 2020 dhe se një marrëveshje, sipas manifestit të zgjedhjeve të Partisë Konservatore, do të hynte në fuqi në 2021.
Rezultati i zgjedhjeve autorizon kryeministrin të shqyrtojë cilindo lloj Brexiti që ai e sheh të arsyeshëm, megjithatë ai mund ta ketë të vështirë të sigurojë një marrëveshje të plotë deri në fund të vitit të ardhshëm. Drejtuesit e BE-së thanë se ishin të gatshëm për të filluar bisedimet me qëllim ruajtjen e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar. Johnson është zotuar t'i japë fund lirisë së lëvizjes midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe të zbatojë një sistem të ri të bazuar në pikat e imigracionit. Qeveria e tij gjithashtu do të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me partnerë të tjerë tregtarë në të gjithë botën. /K.C/dritare.net

















