Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blushi: Ka një tentativë nga KQZ për të më përjashtuar nga zgjedhjet

Blushi: Ka një tentativë nga KQZ për të më
Kryetari i partisë Libra, Ben Blushi, i ftuar në emisionin Opinion ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me një projekt vendim të Komisionit Qëndron të Zgjedhjeve, që sipas tij synon të eliminojë atë dhe grupimin e tij nga zgjedhjet.

Blushi tregon se në zgjedhje do të marrin pjesë me çdo kusht pavarësisht këtyre problemeve që mund ti dalin rrugës.

“Sipas Kodit Zgjedhor, një parti e re mund të garojë në zgjedhje pa pasur 5 mijë firma nëse ka një mandat deputeti, ne kemi dy mandate.”- tregon deputeti.

“Ne jemi regjistruar në fund të janarit, ndërsa mbrëmë në dark KQZ nxjerr një projekt vendim i cili parashikon zhvendosjen e datës së gjashtëmujorit të fundit, mandati im skadon më 18 qershor, ose 1 shtator, ndërsa sipas këtij projekt-vendimi mandati ynë mbaron në prill kur deklarojmë listat.”

Sipas Blushit ky është kjo është një shpikje për ti penalizuar ata, dhe kjo pasi kundërshtarët e tij kanë frikë nga votat që do i marrin.

“Ne kemi kërkuar anulimin e këtij vendimi, megjithatë ne do mbledhim firma, aq sa duhet, mund t’i mbledhim brenda një jave.”- përfundon ai./opinion.al