Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Billboard Music Awards, Drake thyen rekord me çmimet e marra

Billboard Music Awards, Drake thyen rekord me çmimet e marra
Këngëtari i njohur Drake ka thyer rekord të ri me çmimet e marra në Billboard Music Awards, në eventin që u zhvillua të mërkurën në darkë.

Ai fitoi çmimin më të madh të natës, çmimin e artistit më të mirë, duke mposhtur kështu kolegët e tij Cardi B, Ariana Granden, Post Malone dhe Travis Scott.

Drake fitoi gjithashtu çmimin e artistit më të mirë mashkull, këngëtarin më të mirë të artit, artistin e zhanrit rap dhe çmimin e top Billboard 200. Gjithsej, Drake, ka marrë 27 çmime në Billboard, në emrin e tij. /E.B-dritare.net