Berisha: Ja kush feston për dorëheqjen e Haradinajt!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Berisha shkruan se akti i Haradinajt, është një akt dinjitoz, ndërsa shton se për ikjen e feston Hashim Thaçi që ai e quan, Zografit Bis dhe Baton Haxhiu që e etiketon si Miladini shqipfoles Baton Stanishiqit

Reagimi i plotë i Berishës:

Nje akt shtetar dinjitoz!

Miq, sot Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj dha doreheqjen pasi thirret per t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hages.

Duke shprehur vleresimin tim per aktin e tij prej shtetari te vërtetë shtoj këtu se kjo është hera e dyte qe z. Ramush Haradinaj jep ne menyre dinjitoze doreheqjen si Kryeminister i Kosoves dhe hera e trete qe ai paraqitet para Gjykates se Hages ne pergjigje te thirrjes se drejtesise nderkombetare. Ne dy rastet e mepareshme ai eshte gjetur i pafajshem. Komandant trim qe luftoi me heroizem kunder pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpetoi qindra familje shqiptare nga barabarite serbe gjate luftes, shtetar me integritet dhe kryeministër efiçent e adhetar i flakte, Ramush Haradinaj kundërshtoi me guxim te madh projektin e Serbise se Madhe te Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit per çka dhe fitoi admirimin, mbeshtetjen e madhe te qytetareve te Kosoves dhe mbare kombit shqiptar.

LEXO DHE :  Pas kafkës së të rinjve po rriten struktura të pazakonta kockash

Me kete rast une shpreh nderimin tim te palekundur per vepren dhe aktin e tij burreror te kryeministrit te Kosoves dhe kryetarit te AAK Ramush Haradinajt dhe besimin e palekundur ne drejtesine nderkombetare, e cila e ka shpallur ate dy here te pafajshem.

Une gjithashtu iu bej thirrje forcave politike ne Kosove, qytetareve te saj dhe mbare kombit shqiptar te kundershtojne me vendosmeri te palekundur te gjitha perpjekjet, prapaskenat per ndarjen dhe coptimin e Kosoves te projektit te Serbise se Madhe te Vuçiç, argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles Baton Stanishiqit qe festojne sonte doreheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hages pasi kishin tek ai nje dige te pakapercyeshme. sb/ I.M-Dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.