Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmeti bën namin edhe në Elbasan, Balla: Do të fillojmë të riparojmë banesat e dëmtuara

Tërmeti bën namin edhe në Elbasan, Balla: Do të
Lëkundjet e tërmetit 5.8 ballë u ndienë edhe në qarkun e Elbasanit, ku dëmet ishin të mëdha.

Janë dëmtuar 113 banesa, ku 73 prej tyre në Belsh.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, bashkë me kryebashkiakun e Bleshit dhe deputetin, Musa Ulqini, vizituan disa nga familjet e prekura.

Balla ka thënë se shumica e shtëpive të dëmtuara janë të vjetra. Ai shprehet se do të nisin nga puna për riparimin e banesave të dëmtuara.

“Jemi të gjithë në terren për t’ju gjendur pranë familjeve, banesat e të cilave janë prekur nga tërmeti i djeshëm. Kryesisht banesat e dëmtuara janë ndërtime të vjetra, sepse në ndërtimet e reja nuk janë raportuar deri më tani dëme. Duhet të kuptojmë që goditjet e djeshme ishin të forta 5.8 shkalla Rihter herë 1.37 shkon afërsiaht 7.9 ballë. Shumë pranë Shqipërisë pak vite më parë një tërmet i ngjashëm pati pasoja katastofike. Por të gjithë e dimë që tërmetet janë fatkeqësi natyrore të paparashikueshme. Reagimi pas tyre është në dorën tonë. Pas panikut të parë, Shqipëria është e gjitha solidare për ta kaluar këtë situate.

Masat e marra deri më tani nga Qeveria janë të plota. Vetë Kryeministri Rama ndërpreu vizitën e rëndësishme në SHBA dhe është vetë në krye të shtabeve të emergjencës në Durrës e Tiranë. Qeveria ka të garantuar po ashtu buxhetin për këtë situatë. Punonjësit e caktuar të Bashkisë dhe të Qarkut do të bëjnë evidentimin e dëmeve dhe më pas fillon puna për sistemimin e dëmtimeve dhe rikthimin në normalitet. Në disa shtëpi do të fillojmë riparimin edhe me mbështetje solidariteti nga sipërmarrja, madje edhe nga diaspora.”,-tha Balla./K.C/dritare.net