

Shef Renato i cili ka muaj që nuk është më frekuentues i rregullt i jetës së natës në Tiranë, duket se ka gjetur pak kohë për t’u shkëputur nga puna e restorantit dhe në fundjavë është parë në Karpen. Siç duket edhe nga fotoja ai po inspekton vendin ku do të ngrihet aktiviteti i ri. Pikërisht aty do jetë restoranti nr 2 i kuruar nga Chef Renato, dhe dritare.net mëson se do quhet edhe ai Umami by Renato Mekolli. Puna për realizimin ka nisur më shumë entuziazëm. Chef Renato dhe 2 partneret e tij aktuale në Umami, premtojnë se do të sjellin edhe në Karpen ushqim dhe ambiente të kuruara në detaje dhe ç’është më e rëndësishmja me çmime konkuruese. Do të jetë një vendpushimi relaksues dhe argëtues, ku e gjithë familja, përfshirë edhe të vegjlit, do të gjejë atë që kërkon. Stafi shpreson që gjithçka të jetë gati në fillim të muajit qërshor./dritare.net

















