
BDI partia më e votuar shqiptare në Maqedoni
E Diel 11 Dhjetor 2016, 23:11
Dritare.net

Në këtë nivel, BDI-ja ka dalë partia e parë më e votuar në mesin e partive shqiptare, me 6.80 për qind, ndërsa Besa ka rënë drastikisht në 4,07 për qind. PDSH-ja ka rënë po ashtu, në 2.39 për qind.
Te partitë maqedonase VMRO-DPMNE po kryeson me 40.35 për qind, duke mbajtur prapa LSDM-në me 36.45 për qind.
Në Maqedoni qeverinë e bën partia fituese e zgjedhjeve nga radhët e maqedonasve me një parti shqiptare, natyrisht duke siguruar shumicën e votave të deputetëve në Kuvend. Zyrtarisht, ky numër i votave të fituara ende nuk është përkthyer në mandate të deputetëve. Pjesëmarrja në këto zgjedhje të parakohshme ka qenë e lartë, dhe ka mbërritur në 66.49 për qind e votuesve./koha.net

















