Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BBC artikull për Kosovën: Fitorja me Çekinë, realizoi një ndër ëndrrat më të mëdha të këtij shteti të ri

BBC artikull për Kosovën: Fitorja me Çekinë, realizoi
Fitorja e ekipit të Kosovës, kundër Republikës Çeke, me rezultatin 2-1 ka marrë vëmendjen e të gjithë sportdashësve, në mbarë botën. Media prestigjioze, BBC, i ka kushtuar një artikull të gjatë gjithë ecurisë së zhvillimit të futbollit në këtë shtet të ri.

Kosova tashmë, pas fitores të së shtunës, ka një shans më shumë për tu kualifikuar në Euro 2020.  Në artikull përmendet se ende disa shtete nuk e njohin pavarësinë e saj, ndërsa thuhet se ky komb i ri ka realizuar një ndër ëndrrat e të gjithëve, të shkëlqejë në fazat më të rëndësishme të futbollit. Për këtë, shkruan BBC, ata i janë falënderues vetëm një figure, Fadil Vokrrit./L.F-dritare.net